Prej disa ditësh Era Istrefi po shijon diellin e plazhin në jug. Mirëpo, nuk është vetëm plazhi shqiptar, ai i cili po e mban këtu këngëtaren.
Sipas “Tirana Post”, Era është një një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri.
Lart e poshtë po qarkullojnë fjalë se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur dhe Era është parë me të në vende të ndryshme.
Sipas asaj që po thuhet pushimet në bregdetin shqiptar Era po i kalon me partnerin e saj. Ndërkohë, identiteti i tij nuk dihet ende dhe artistja nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime.
Kujtojmë se më herët Era u përfol për një romancë me artistin anglez Julian Perret, mirëpo më vonë ky i fundit hodhi poshtë spekulimet pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij, e cila nuk ishte këngëtarja shqiptare.