spot_img

Pasi Erdogan tha që do të loboi për njohjen e Kosovës, vjen reagimi i fuqishëm nga Vuçiq

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të kundërshtojë nëse do të nis një lobim i ri nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Gjatë vizitës së tij në manastirin Manasi, kur u pyet në lidhje me paralajmërimin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan se ai do ta intensifikojë lobimin për pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha për TV Pink se kjo është realiste, sepse Turqia është superfuqi.“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq theksoi se Turqia është fuqi e madhe, por ai nënvizoi se “Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte”.“Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiq.Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

NGJARJE TË TJERA

spot_img