Distria Krasniqi është përballur me xhudisten, Funa Tonaki.
Distria Krasniqi është përballur me xhudisten japoneze, Funa Tonaki në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg.
Kasniqi mposhti xhudisten mongole, Munkhbat Urantsetseg në gjysmëfinale ndërsa Tonaki mposhti ukrainasen, Daria Bilodid.
Në fakt, Krasniqi dhe Tonaki ishin përballur në Doha Masters para gjashtë muajsh, ku Distria e kishte mposhtur japonezen për ta fituar medaljen e artë.
Përballja filloi mirë ku xhudistet ishin paksa më të kujdesshshme.
Në fund të kohës së rregullt, Distria arriti që me një levizje fantastike ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës.