Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e së shtunës në Tiranë si pasojë e një përplasje të armatosur.
Ndërkaq mediat në Shqipëri kanë publikuar detaje të reja për autorin e plagosjes së dyfishtë që ka ndodhur sot në Tiranë.
Sipas “News 24” autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë, Aldo Iamandi (Gjini) rezulton një ndër personat më të kërkuar në Evropë nga Europol.
Dyshohet se më 24 nëntor të 2020-ës shtetasi në fjalë ka kryer një tentative vrasjeje në Remich të Luksemburgut.
Iamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku drejtonte një automjet tip Mercedes G AMG.
Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëherë ai ka qenë në kërkim.