Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci, shkruan Insajderi.
Shefi i Mbrojtjes Civile, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros shkuan në vendin e ngjarjes.
Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, Vili Beroš iu drejtua publikut.
Trut tha se të gjitha shërbimet adekuate bënë një punë të mirë.
“Kjo nuk ndodh shpesh. Gjatë historisë, ne kemi pasur disa aksidente të tilla, kryesisht autobusë të huaj. Disa vjet më parë, ishte një autobus sllovak afër Gospiç,” tha Trut.
Ai u pyet nëse aksidenti ishte shkaktuar nga lodhja.
“Nuk mund t’ju themi se, hetimi po vazhdon, hetuesit do t’ju tregojnë gjithçka pas hetimit. Shumica dërrmuese e udhëtarëve janë shtetas të Kosovës,” tha Trut.