Arkitekti me famë botërore njëherësh edhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinë,Përparim Rama qëndroi në komunën e Fushë-Kosovës ku u prit nga kryetari Burim Berisha dhe nënkryetari z.Fadil Krasniqi.
Biseda ishte konstruktive dhe në frymën e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të dy komunave.
z.Rama do kandidoj për pozitën e kreut të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.