Në bashkëpunim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FC “KOSOVARI” mbrëmë në Bardh të Madh ka filluar një turnir i madh i futbollit, në nderim të tre veprimtarëve dhe ish futbollistëve të Bardhit, Kadri Qyqalla, Idriz Gashi dhe Naim Qyqalla. Në hapje të këtij turniri organizatori ndau Mirënjohje për kontributin e tyre ne klubin e futbollit FC “Kosovari”.
Të pranishmit në këtë turnir i përshëndeti kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, si dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës z.Ismet Krasniqi.