Palestra sportive në fshatin Harilaq ka përfunduar dhe shpejt do të jetë e gatshme për shfrytëzim saktësisht nga shtatori i këtij viti.
Palestra është e pajisur edhe me nyje sanitare dhe me zhveshtoret për të dy gjinitë si dhe ka nënstacionin e ngrohjes të ndërtuar enkas për palestër. Besojmë se me realizimin e këtij projekti janë krijuar kushte shume të përshtatshme që nxënësit e shkollës fillore në Harilaq të kenë mundësi ti zhvillojnë orët mësimore dhe aktivitetet e tjera fizike në këtë palestër edhe gjate stinës së dimrit.
Së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i fushës sportive me bari sintetik për futboll të vogël e cila do ti ketë të inkuadruar edhe tribunat.