Për të mirat shëndetësore të mjaltës dhe limonit është shkruar shumë herë. Megjithatë, një grua e quajtur Crsytal Davis ka vendosur ta provojë kombinimin e këtyre dy produkteve për t’i parë vet përfitimet shëndetësore.
Ajo kishte filluar rrugëtimin e saj njëvjeçar ku kishte konsumuar vetëm ujë të vaktë me limon dhe mjaltë, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e kishin befasuar atë aq shumë, saqë kishte filluar t’ua rekomandonte të gjithë familjarëve dhe miqve.
Kombinimi i hatashëm: Mjalti dhe lëngu i limonit janë përdorur si ilaçe natyrale kundër gripit dhe kollit për shumë vite. Sidoqoftë, shumë pak persona e dinë shkencën që qëndron prapa efektit që e kanë.
Mjalti është ilaç natyral për gripin sepse përmban veti antibakteriale, e gjithashtu e forcon sistemin e imunitetit dhe e shpejton kohën që i nevojitet trupit për t’u rikuperuar.
Lëngu i limonit përmban sasi të mëdha të vitaminës C, e cila gjithashtu ndihmon në shërimin dhe përforcimin e sistemit të imunitetit.
Pra, kombinimi i këtyre dy produkteve është i hatashëm për luftimin e gripit. Megjithatë, australiania ka zbuluar se këta dy përbërës mund të bëjnë shumë më shumë se kaq.
Gjatë rrugëtimit të saj njëvjeçar ajo kishte zbuluar se përbërësit i kishin shkaktuar shumë përmirësime në trup dhe në shëndetin e saj. Cilat janë këto përfitime shëndetësore?
– Ajo kishte pasur më shumë energji në mëngjes saqë kishte ndaluar edhe konsumimin e kafeinës
– Nuk kishte pasur më infeksione të traktit urinar pasi që kombinimi i dy përbërësve shërben si diuretik natyral, i cili e stimulon heqjen e toksinave nga sistemi.
– Kishte vërejtur që lëkura e saj ishte bërë më e shëndetshme dhe më e ndritshme. Kjo mund të shpjegohet me faktin se mjalti e rritë prodhimin e kolagjenit, përderisa lëngu i limonit e pastron gjakun.
Receta: Lëngut të gjysmës së një limoni ia shtoni një lugë gjelle mjaltë, ndërsa pastaj i shtoni pak ujë të vaktë.
Përbërësin e konsumoni çdo mëngjes kur zgjoheni dhe duhet ta keni parasysh se efektet vonojnë pak javë.