Videot tronditëse në TikTok të një nëne vrasëse e cila kërceu me vajzën e saj trevjeçare vetëm disa javë para se ta rrihte keq për vdekje janë zbuluar. Nicola Priest, 23 vjeç, u burgos për 15 vjet për vrasje pa dashje javën e kaluar pasi vogëlushja Kaylee-Jayde u gjet tragjikisht e vdekur me lëndime në gjoks dhe bark në banesën ku ata jetonin në Birmingham. Ekspertët krahasojnë plagët e Kaylee-Jayde me ato të një fëmije të goditur nga një makinë me 40 km / orë, ose sikur të ketë rënë nga kati i dytë i një banese në një dysheme betoni. I dashuri i saj Callum Redfern, 22 vjeç, u burgos gjithashtu për 14 vjet për vrasje nga pakujdesia dhe iu dha një dënim i njëkohshëm prej tre vjetësh për akuzën e mizorisë ndaj fëmijëve pasi Gjykata në Birmingham dëgjoi se çifti vrau Kaylee-Jayde pasi ajo i ndërpreu ata ndërsa bënin seks.
Por para se ta vriste, nëna e re e shfrytëzonte vajzën e vogël për videot e saj në TikTok ku shfaqej duke kërcyer. Në një video mund të shihet se si ajo e mban vajzën e saj si kukull duke e detyruar të kërcejë me këngët që ajo kishte zgjedhur. Ajo ia kap krahët dhe kokën dhe e detyron të bëjë të njëjtat lëvizje si ajo, ndërsa në një moment shihet teksa e ‘shtrydh’ para kamerës që ajo të buzëqeshë. Në një video të dytë TikTok të postuar një muaj para vdekjes së Kaylee-Jayde, Priest kap kokën e vajzës së saj dhe e përplas atë majtas dhe djathtas para se fëmija të përpiqet të kopjojë nënën e saj dhe të ndjekë shembullin e saj. Vetëm një ditë para se Kaylee-Jayde të rrihej për vdekje në shtëpi, Priest publikoi një video duke kërcyer për në TikTok.