Leo Messi ka bërë bujë me transferimin e tij në Francë.
Messi u transferua te PSG para pak ditësh si futbollist i lirë.
Sigurisht që me ardhjen e tij janë shprehur të lumtur edhe futbollistët e tjerë të Parisit.
Së fundmi edhe Kylian Mbappe përmes një postimi në rrjete sociale i ka uruar mirëseardhje sulmuesit.
“Mirësevjen në Paris, Leo”, shkroi Mbappe.
Ndryshe, francezi është lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi por duket se ardhja e 34-vjeçarit e ka bindur atë të qëndrojë te ekipi Parisienë.
Gjiganti francez tani do të ketë sulmin e frikshëm të përbërë nga Neymar–Messi–Mbappe.