spot_img

“Kishin ADN-në e gjarpërit”/ 40-vjeçari vret dy fëmijët e tij, frikësohej se do bëheshin përbindësha

spot_img

Një instruktor i sërfit në Santa Barbara i quajtur Matthew Taylor Coleman, 40 vjeç, është akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël me një mjet peshkimi (shtizë) në Meksikë. Ai deklaroi para policisë se besonte se fëmijët e tij do të rriteshin si përbindësha, dhe për këtë arye duhet t’i vriste me patjetër. Ai shtoi gjithshtu se ishte i fiksuar nga teoritë e komplotit dhe Iluminati dhe se po merrte vizione dhe shenja se gruaja e tij kishte ADN gjarpëri dhe e kishte transmetuar atë tek fëmijët e tij. 40-vjeçari ishte larguar nga shtëpia me dy fëmijët e tij të shtunën dhe kishte udhëtuar dyqind kilometra nga Santa Barbara në Rosarito në Meksikë, ku i vrau ata herët në mëngjes.

Instruktori i sërfit u tha agjentëve federalë se ai përdori një shtizë e cila përdoret për peshkim për të goditur djalin e tij Kaleo, 2 vjeç dhe vajzën Roxy, 10 muajsh në zemër dhe i hodhi në një fushë jashtë Rosarito, 60 milje në jug të San Diego. Para se të ikte ai i tha gruas së tij se ata po shkonin në një kamp, ​pa treguar vendndodhjen. Para ngjarjes makabre, ai postonte shpesh në rrjete sociale foto me fëmijët dhe gruan, çka jepte idenë e një familjeje të lumtur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img