Mjeku grek në SHBA George Pavlakis ka deklaruar se varianti Delta i Covid është një epidemi e re dhe e vetmja mënurë për ta ndalur është mbyllja. Karakteristikë e variantit Delta është transmetueshmëria e lartë e virusit dhe për momentin shumë shtete kanë pasur shifra të larta të të infektuarve.
“Mutacioni Delta duhet të konsiderohet një virus i ri. Transmetohet menjëherë, përmes ajrit. Ndalon vetëm me një mbyllje kur ka kaq shumë raste në komunitet. Sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë “- tha Pavlakis në një postim në rrjetet sociale. Duke folur për SKAI ai sqaroi pë tej se një bllokim 2-3 javor do të lunate një rol vendimtar për ndërprerjen e transmetimit të virusit.