spot_img

Vjen lajmi i shumëpritur: BE hap kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor nga kjo datë

spot_img

Komisioni Evropian rekomandoi sot heqjen e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit deri më 15 qershor, hapjen e kufijve të jashtëm për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku dhe hapjen graduale të kufijve të jashtëm për qytetarët e vendeve të tjera të treta, në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.

Komisioni gjithashtu rekomandon që kufizimet e udhëtimit në BE për shtetasit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë të hiqen nga 1 korriku “pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë sesa në BE”.

Për vendet e tjera të treta, Komisioni nuk rekomandon heqjen e përgjithshme të kufizimeve pasi gjendja shëndetësore në disa prej tyre është kritike.

Për qytetarët e vendeve për të cilët mbeten kufizimet, Komisioni rekomandon zgjerimin e kategorive të udhëtarëve që mund të hyjnë në BE, siç janë studentët.

“Pas heqjes së kontrolleve të brendshme të kufijve, ne propozojmë një qasje të qartë dhe fleksibile drejt heqjes së kufizimeve të udhëtimit në BE nga 1 korriku. Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, për lidhjen e familjeve dhe miqve”, tha komisionarja e Çështjeve të Brendshme, Ilva Johansson.

NGJARJE TË TJERA

spot_img