Berati është qyteti i tretë në Shqipëri që do të mirëpresë afganët. Mësohet se gjithçka është bërë gati, pasi edhe Rama e ka shtuar papritur numrin e afganëve. Mirëpo, teksa në Tiranë do strehohen tek “Qyteti Studenti”, në Durrës do të strehohen në një hotel luksoz.
Fax raporton se shtetasit afganë do të strehohen në Hotel Colombo, një hotel luksoz që ndodhet në qendër të qytetit, të Beratit, i cili aktualisht po kryen përgatitjet e fundit për të pritur ardhjen e kontigjentit me gra dhe fëmijë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, kjo edhe për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga talebanët që po bllokojnë evakuimet. Deri në mbërritjen e tyre, Shqipëria po bën gati strukturat akomoduese për pritjen e tyre.