Modelja e njohur, Adrola Dushi është përfolur shumë në media rozë për jetën e saj private, ku një vëmendje të madhe ka marrë herë pas here marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin.
Mesa duket, ish-bashkëshorti i Adrolës dhe babai i djalit të saj, Adisi, ka nisur një lidhje të re. Ai ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram” ku shkëmben puthje me një vajzë dhe të gjithë kanë nisur dyshimet se ajo mund të jetë e dashura e tij.
Nga ana tjetër, Adrola Dushi po përflitet prej kohësh se ka nisur një romancë me Capital T, mirëpo deklarata e saj e dhënë së fundmi për “Revista Class” i ka bërë të gjithë konfuzë.
E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.
“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola.