Moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe Luana Vjollca, prej ditësh ka nisur pushimet. Së fundmi ajo ka publikuar për ndjekësit disa foto që nxjerrin në pah “asetet” e saj.
Me bikini të zeza dhe gjysmë e futur në det, Luana ekspozon format perfekte trupore.
“Ditët e fundit si një… ”, shkruan ajo në përshkrimin e postimit, teksa disa nga fansat e moderatores dyshuan se ajo po flet për kurorëzimin e dashurisë me martesë. Deri tani, Luana nuk ka zbuluar se kush po e shoqëron në pushime.