spot_img

Ministria e Drejtësisë: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital

spot_img

Vrasja e 18 vjeçares M.O. kishte ndodhur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj në ATV.

Ajo i ka quajtur skandaloze prononcimet për medie të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dyshuarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritur në gjyqësi sa i përket tentimit të vrasjes”, – shtoi ajo.

NGJARJE TË TJERA

spot_img