Cristiano Ronaldo është afër transferimit te Man City.
Ronaldo është përshëndetur me bashkëlojtarët te Juventusi dhe do të largohet nga Italia.
E ardhmja e futbollistit pritet të jetë në Angli, ku palët janë shumë afër marrëveshjes për një transferimi te Man City.
Sipas mediave angleze, ‘Citizens’ duhet të largojnë një sulmues për ti bërë vend në formacion yllit portugez.
Thuhet se ‘i sakrifikuari’ do të jetë Raheem Sterling për të cilin klubi do të dëgjojë ofertat dhe mund të shitet gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.
Kampionët e Anglisë kanë shumë sulmues në ekip kështu që Sterling pritet të largohet.