spot_img

Flasin familja Miftari: Konfirmojnë se vajza e tyre ishte në lidhje me pedofilin e dyshuar për vrasjen e 4 vjeçares

spot_img

Për historinë e vajzës Madeleline McCann e cila u zhduk për 13 vite, nga i dyshuari Christian Brueckner, ku ishte e përfshirë edhe kosovarja Nakscije Miftari tani janë zbardhur edhe shumë detaje të reja. Sipas familjarëve të Miftarit, përkatësisht motrës së saj të madhe, Brueckner apo ish i dashuri i saj, maltretonte atë dhe gjithë familjen e saj.

Azra Miftari, tani është marrë në pyetje nga detektivët gjermanë për pedofilin Brueckner dhe është nën kujdes social. Azra tregoi se si Brueckner i cili kishte një lidhje rreth 2 vite e gjysmë me Nakscijen në 2014, cilësohej si mizor: ‘Ai godiste motrën time. Për të ishte e tmerrshme.’

Nëna e dy fëmijëve tregoi se si motra e saj 17 vjeçare Nakscija, injoronte këshillat nga të afërmit dhe u dashurua në Brueckner që ishte 20 vite më i vjetër.

Azra tha se e gjithë familja ishin të frikësuar nga Brueckner, i cili tani është i zemëruar nga pohimet se rrëmbeu Madeleine 4 vjeçaren në Portugali, në vitin 2007.

Sipas politikanëve gjermanë, Brueckner tani është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lart në veri të Gjermanisë, për shkaqe sigurie, përcjell Gazeta Metro.

Fakti që ai u lirua në vitin 2018 edhe pasi ishte i akuzuar për dhunë, nxitën kritika të mëdha, pasi Brueckner u lejua më pas të udhëtonte kudo në Europë pa u shqetësuar nga askush.

Duke folur nga shtëpia e saj, Azra tha për MailOnline: ‘Familja ime nuk kishte asnjë lidhje me Brueckner. Vetëm motra ime Nakscija kishte të bënte me të. Ajo ishte e dashura e tij. Por ajo ishte e re dhe naive. Ne i treguam asaj se ai ishte shumë i vjetër për të por ajo nuk u brengos. Nuk e njoh Brueckner. Kurrë nuk e kam takuar por e di që e ka goditur motrën time. E di se çfarë i ka bërë.’

Edhe një nga fqinjët e tyre tregoi për raportin që kishin Brueckner dhe Miftari.

‘Brueckner ishte njeri i dhunshëm. Unë e pashë atë duke goditur të dashurën e tij në kioskë. Ai bëri lëmsh tërë vendin dhe e goditi me grushta.’

Azra tregoi se detektivët gjermanë kishin biseduar me gjithë anëtarët e familjes.
‘Policia kanë marrë në pyetje Nakscijen. Policia në fakt ka biseduar me të gjithë familjarët. ata i kanë thënë Nakscijes të mos flas për Brueckner. I kanë thënë gjithë familjarëve të mos flasin për Brueckner. Ka shumë njerëz që po pyesin për gjendjen e Nakscijes dhe tërë familejs.’

‘Por asnjë anëtar i familjes nuk ka lidhje me Brueckner. Ne jemi të varfër por jo kriminelë.’

Ndërkohë që, Mr Fülscher, që përfaqëson Brueckner, tha për RTL: ‘Brueckner nuk dëshiron të zbulojë asnjë informacion, dhe ne si përfaqësues të tij gjithashtu nuk duam të jepim më shumë informacione rreth këtij rasti’, përcjell Gazeta Metro.

Ai i acaruar shtoi: ‘Si mundet një person që është i izoluar në burg të akuzohet nga tërë bota për krimet më të këqija.’
Përderisa, Ministri i Brendshëm i Schlesëig-Holstein, Claus Christian Claussen tha që Brueckner ishte vendosur në izolim për të ndaluar sulmet nga të burgosurit e tjerë.

Claussen tha në një deklaratë: ‘Brueckner i cili është i dyshuar për rastin e Madeleine McCann, është vendosur në izolim. Ne dëshironim që të ndalonim sulmet nga të burgosurit e tjerë. Ai do të lejohet të dalë vetëm nën shoqërinë e gardianëve. Ai do mbahet aty deri në njoftimin e radhës.’

Brueckner, i cili ka gjithsej 17 akuza dhe po mbahet në izolim në një burg me siguri të lartë, në veri të Gjermanisë, gjoja për sigurinë e tij, tani ka bërë kërkesë për lirim të parakohshëm, pasi të ketë arritur pikën dy të tretat e një dënimi.

Ai nuk është akuzuar për zhdukjen e Madeleine McCan në 2007, dhe nuk mbahet për këtë arsye. Prokurorët thanë se nuk kanë mjaftueshëm të dhëna për ta akuzuar atë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img