Pas largimit të sulmuesit Antoine Griezmann nga Barcelona, tanimë është bërë e ditur se kush do ta mbajë numrin e tij te gjiganti katalunas.
Barcelona e ka konfirmuar sot që ylli francez, Ousmane Dembele do të jetë pasuesi i numrit 7 te klubi, përcjell KosovaPress.
Sezonin e kaluar ky numër i përkiste sulmuesit, Antoine Griezmann, i cili këtë afat kalimtar veror të transferimeve u rikthye te ish-skuadra e tij, Atletico Madridi.
Dembele deri tani në fanellën e tij e ka bartur numrin 11 për Barcelonën, kurse nga ky sezon do të jetë numri 7 i ri i katalunasve.