24 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 2-vjeçar nga Peja. Viktimë e virusit është edhe një 22 vjeçare nga Gjilani.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe ka vdekur edhe një grua nën moshën 40 vjeçare nga Malisheva.
Viktima janë edhe 4 persona të moshës 40-49 vjeçare, 2 nga Malisheva, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani.
2 viktima janë të moshës 50-59 vjeçare, 1 nga Vitia dhe 1 nga Prizreni.
3 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare, 1 nga Prizreni, 1 nga Malisheva dhe 1 nga Suhareka.
9 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Ferizaj, 1 nga Deçani, 1 nga Prizreni, 1 nga Gllogoci, 1 nga Rahoveci, 1 nga Peja, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Gjilani.
3 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 nga viktimat është nga Prizreni, 1 nga Gjakova dhe 1 nga Vushtrria.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 29 raste të reja me COVID-19.