I plagosuri rënd në Pejë është vëllau i zyrtarit të PDK’së që u mbyt sonte
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Metro.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Bëhet e ditur, njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Ish-kandidati i PDK’së në Deçan Blerand Kadrijaja, ndërsa i plagosuri është vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.
Nga Spitali i Pejës kanë konfirmuar se viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spital.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadi Gashi, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka thënë Gashi ./gazetametro.net