Zjarri që ndodhi sonte në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me COVID, ka shkaktuar 26 viktima sipas informatave jo-zyrtare nga mediat në Maqedoninë e Veriut.
Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta, edhe pas intervenimit të zjarrfikësve dëmet në njerëz janë shkaktuar.
Dyshimet e para janë që ka eksploduar bombola e oksigjenit.
Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për COVID-19 të Tetovës.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.
“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin. Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.