Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të parave kripto Thodex , i humbi gjurmët pasi u zbulua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto para që i përkisnin 400 mijë njerëzve.
Mësohet se pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta me policinë shqiptare edhe ekipin special të ngritur nga Policia e Stambollit , prej rreth 8 muajsh nuk ks asnjë informacion për vendndodhjen e Ozerit. Informacioni më i fundit në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, për vendndodhjen thuhet se Faruk Fatih Özer, është në Shqipëri. Megjithatë, është thënë se që nga data 20 prill, data zyrtare e lëshimit, nuk mund të bëhet asnjë përcaktim i mëtejshëm në lidhje me vendndodhjen e Özer.
Policia turke po shqyrton mundësinë që Özer ia ka lënë mafies në Shqipëri miliona dollarët që ka mbledhur nga “viktimat” e Thodex për t’i fshehur. Mediat turke raportojnë se mafia shqiptare ka ndikuar në moskapjen e Ozerit prej muajsh . Është thënë se deri më tani nuk ka të dhëna se Özer është larguar nga Shqipëria. U vu në dukje se policia shqiptare bëri përpjekje të shumta dhe të vendosura për kapjen e Faruk Fatih Özerit , ndërsa përveç denoncimeve u përdorën edhe informatorë të policisë për të përcaktuar vendin e fshehjes së tij. U vlerësua se Faruk Fatih Özer , bosi i Thodex , e ndryshonte vazhdimisht vendodhjen duke përdorur një telefon të modës së vjetër në vend të një celulari inteligjent. Thuhet se Özer ka qëndruar në shtëpi mafioze pasi policia ka bastisur hotelin e tij.
Özer i kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë motrës së tij Serap Özer më 18 prill dhe iku në Shqipëri dy ditë më vonë . Është vlerësuar se Özer ka bërë përgatitje para se të arratiset dhe ka marrë me vete një shumë të madhe parash. Serap Özer, e cila u burgos në hetim, tha në deklaratën e saj se vëllai i saj Faruk Fatih Özer donte raportin e hakimit të kompanisë më 18 prill 2021, dokumente që lidhen me paditë e kompanisë, dokumente që lidhen me bilancin dhe buxhetin e gjykimit, vendimin, aksionin. Özer shkoi jashtë vendit me këto dokumente dhe miliona dollarë kripto para që i mori duke mashtruar 400 mijë njerëz. Nuk ka asnjë të dhënë se Özer është larguar nga Shqipëria pasi ka shkuar në Shqipëri , ndaj konsiderohet se ai vazhdon të fshihet ende në këtë vend.