Përpos vrasjeve, aksidenteve, rasteve me koronavirus, nga Shqipëria vijnë edhe lajme të mira.
Sot trinjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.
Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët”, shkruan Manastirliu.