Robert Berani, djali i këngëtares Gili dhe kompozitorit Ilir Berani është martuar sot me Herolina Zekën.
Çifti ka zgjedhur këtë ditë për të shënuar martesën e tyre për shkak të datës së veçantë 22.02.2022.
Lajmin e ka bërë të ditur kompozitori Berani përmes një postimi në Facebook ku e ka uruar çiftin e ri.
Postimi i plotë:
Sot djali jone Robert Berani u martua me Herolina Zeken
Ne nje date te vecante 22.02/2022
Ne nje vend te vecante – ne ishullin magjik te Maldiveve
Robert & Herolina
I gezofshi ma te mirat e kesaj jete
U trashegofshi duke e jetuar ndjenjen me te bukur te jetes – te qenurit prind
Tani gezimet dhe sprovat i keni te perbashketa. Uroj qe ato t’ju dergojne nje hap me shume ne lumturi
Mos hjekni dore nga enderrat dhe deshirat e juaja
Koha dhe hapesira jane percepsion dhe ne do te jemi me juve sot e gjithmone, edhe pertej jetes!
Urime familjes Zeka e na shkofte nje miqasi e mbare!
Robert & Herolina ju presim me dashuri!