Rusia ripushton Aeroportin e Kievit, thotë se vrau 200 ushtarë ukrainasë
Rusia ka arritur që të ripushtojë Aeroportin kyç të Kievit, Hostomel. Sipas raportimeve të ministrisë së Mbrojtjes ruse, thuhet se gjatë aksionit janë vrarë 200 ushtarë të Ukrainës, shkruan Gazeta Metro.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit,
Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, teksa transmetohet nga BBC.
Po ashtu, thotë se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.
Ministria pretendoi se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë, duke shtuar se nuk kishte humbje ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
“Nuk kemi dëgjuar ende nga ushtria ukrainase – dhe llogaria ruse nuk është verifikuar”, thotë BBC.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë: “Suksesi i forcës së uljes u sigurua duke shtypur të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore pranë vendit të uljes, izolimin e plotë të zonës së veprimit ushtarak nga ajri dhe lufta elektronike radio aktive”.
Aeroporti i Hostomel 25 kilometra larg Kievit, ishte pushtuar dje nga parashutistët rusë në mes të ditës, por ishte kthyer prapë nga ushtarët ukrainas gjatë mbrëmjes. Në betejë ranë 150 ushtarë rusë.