Rusët që janë zënë nga ushtria ukrainase deri më tash, kanë thënë se ata u nisën në sulm kundër Ukrainës pasi iu tha nga komandantët se kjo e fundit e kishte sulmuar Rusin.
Ishte paralajmëruar nga inteligjenca amerikane se Putini do të shpikte pretekste për t’u futur në Ukrainë dhe sipas rusëve të kapur nga ushtria e Ukrainës, ata u njoftuan se duhet të sulmonin fqinjin pasi që Rusia u sulmua nga Ukraina.
Putin pretekstin e kishte gjetur te të ashtuquajturat republika të Donbasit, të cilat kishin kërkuar ndihmë nga Rusia për t’i luftuar ‘nazistët’ ukrainas.
Shumë nga ushtarët rusë madje as që kishin qenë të vetëdijshëm që po futen në Ukrainë./metro
❗️Footage of the interrogation of another captured Russian soldier. It turns out that the officers told them that #Ukraine attacked #Russia. pic.twitter.com/nHfbS8MX9z
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022