Ishte përfolur që ditën e djeshme, por sot është bërë zyrtare. UEFA pas mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që të anullojë finalen e madhe të Champions nga Rusia pas pushtimit që këta të fundit i kanë bërë Ukrainës.
Duke parë situatën alarmante prej luftës së nisur, UEFA ka vendosur që finalja e madhe e Champions League të mos luhet në Shën Petërsburg, ndërsa ka caktuar edhe stadiumin e ri.
Komiteti Ekzekutiv ka caktuar që finalja e madhe të luhet në “Stade de France” në Francë. Supersfida më e rëndësishme e sezonit do të luhet më 28 maj në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në shtetin francez. Pas mbledhjes së sotme, UEFA ka vendosur gjithashtu që klubet ruse dhe ukrainase që luajnë ndeshjet Europiane si dhe Kombëtaret t’i luajnë ndeshjet e tyre në një stadium neutral deri në një njoftim të dytë.