spot_img

Nuk ndalet PUTINI, kërcenon hapur Suedinë dhe Finlandën: Nëse veç anëtarësoheni në NATO pasojat për ju do të jenë të rënda

spot_img

“Suedia dhe Finlanda nuk duhet të anëtarsohen në NATO, përndryshe do të përballen me pasoja të rënda ushtarake dhe politike”. Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë për shtyp, duke kërcënuar dy shtetet europiane që të kenë kujdes në vendimet që marrin.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve.

Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës. Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare rreizkohet”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img