spot_img

“The Sun”: Putini i frikësohet humbjes, mund të përdorë armë të tmerrshme dhe bombat e “djallit”

spot_img

Pas gjashtë ditësh luftime të ashpra, Rusia nuk ia ka dalë që të pushtojë Ukrainën apo të marrë qytetet kryesore. Ndërkohë humbjet kanë qenë shumë të mëdha nga të dyja kampet. “The Sun” i ka kushtuar një shkrim dështimeve të ushtrisë ruse dhe ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme Putini mund të përdorë armët dhe bombat frikshme, të njohura edhe si bombat e “djallit”. “The Sun” thekson se nëse Putini përdor këto armë prej frikës së humbjes, pasojat do të ishin katastrofale.

Më tej “The Sun” shkruan se Putini nuk e kishte pritur një rezistencë të tillë të ukrainasve, pasi mendonte se do t’i pushtonte brenda 48 orëve. Putinin e tmerron ideja e humbjes në Ukrainë, ndaj edhe mund të urdhërojë përdorimin e “arrmëve të tmerrshme” si në Çeçeni apo Siri, thuhet në artikull. Ushtria ruse ka lëshuar bombardime “djallëzore” në Kharkiv, ndërsa Putini është akuzuar për krime lufte dhe se ka përdorur bomba me vakuum.

Armët e tjera që Putini mund të lëshojë përfshijnë BM-21 Grads, të cilat tashmë janë fotografuar duke u sjellë në Ukrainë. Gjithashtu Putini mund të përdorë bombat e tjera thërrmuese, për të cilat u akuzua se janë përdorur në Siri. Kujtojmë se Rusia dyshohet se ka vrarë rreth 7000 njerëz të pafajshëm gjatë ndërhyrjes së saj në emër të diktatorit Bashar al-Assad në Siri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img