Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat e pësuara gjatë pushtimit të Ukrainës, raporton bbc.
Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani.
Pretendimi është dukshëm më i vogël se vlerësimi i Ukrainës për viktimat ruse – Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse.
Kievi nuk ka dhënë shifra për numrin e ushtarakëve ukrainas të vrarë dhe të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.