Një deputet rus ka thënë se Moska filloi planifikimin për pushtimin e Ukrainës para 12 muajve.
“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht”, tha anëtari i Dumës së Shtetit, Rifat Shaykhutdinov në televizionin Channel One, transmeton Indeksonline.
“Ishte në përgatitje që një vit, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht”, tha ai tutje.
Ai sugjeroi se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte Ukrainën./Indeksonline/