Përdoruesit rusë raportojnë probleme me aksesin në Facebook. Nuk dihet saktësisht shkaku nëse kjo është një sulm nga hakerat apo ndonjë kufizim nga vetë qeveria. Kujtojmë se pak ditë më parë Rusia kufizoi aksesin në Facebook për shkak se gjiganti amerikan i mediave sociale refuzoi të zbatonte urdhrin rus për të ndaluar kontrollimin e fakteve dhe etiketat paralajmëruese të përmbajtjes.
Rregullatori rus i komunikimeve, Roskomnadzor, tha të premten se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij, agjencia e lajmeve RIA, Zvezda TV e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.