Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një spitali psikiatrik në qytetin Borodyanka 60 km larg Kievit, me 670 persona brenda, tha sot guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba për mediat lokale.
“Ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet. Këta janë njerëz me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme, shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat prej vitesh”- tha Kuleba.
Sipas burime lokale, raportohet se kanë qenë forcat çeçene ato që kanë marrë nën kontroll spitalin.