SHBA dhe i gjithë Perëndimi kanë kundërshtuar luftën që po zhvillon Rusia në Ukrainë. Si “ndëshkim” për këtë, ndaj Rusisë janë vendosur një sërë sansksionesh. Së fudmi presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar qeverisë një listë të shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Lajmi është bërë me dije nga media amerikane “The Spectator Index” me anë të një postimi në Twitter, e cila shkruan se Putini ka kërkuar listën e kompanive dhe qytetarëve rusë që janë sanksionuar.
“Putin ka kërkuar nga qeveria e tij që të përgatisin një listë me shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, kompanive dhe shtetasve rusë” – shkruan media amerikane.
Kujtojmë që edhe vendi ynë është mes shteteve që i kanë vendosur sanksione Rusisë duke mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët rusë.