Mëngjesin e sotëm policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi një qendër masazhi që kishte marrë me qira e kishte kthyer në “çerdhe” prostitucioni. Mësohet se në pranga shtetasi Alban Dyrmishi, i cili është i njohur për publikun shqiptar pasi ka qenë pjesë e “Përputhen 1”. Dyrmishi pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.