Polonia ka rënë dakord t’i dorëzojë të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane menjëherë dhe pa pagesë si pjesë e një plani për t’i dërguar në Ukrainë.
Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara t’u japin avionë të tjerë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse. Polonia shton se është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së këtyre avionëve.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Polonisë tha: “Autoritetet e Republikës së Polonisë, pas konsultimeve mes presidentit dhe qeverisë, janë të gatshme të vendosin të gjithë avionët e tyre MIG-29 në bazën ajrore Rammstein në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.