Moska ka kërcënuar se do të mbyllë furnizimin me gaz në Gjermani pasi SHBA i kërkoi aleatëve të saj evropianë të konsiderojnë ndalimin e importeve ruse të naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Zëvendës-kryeministri rus Alexander Novak tha se refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global.
Gjithashtu ai bëri me dije, në një fjalim në televizionin shtetëror rus, se çmimi i naftës mund të rritet në më shumë se 300 dollarë për fuçi. Kërcënimi i Novak i referohet vendimit të Gjermanisë muajin e kaluar për të ndalur certifikimin e Nord Stream 2, një gazsjellës dytësor.