Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka treguar se sot është ulur çmimit të derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmimet në Kosovë do të bien për 12 deri në 15 cent.
“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje”, u shpreh Berjani.