spot_img

Viktimat e Covid-19 va rrosen në rërë, pazhi i Copacabana në Brazil kthehet në varre masive

spot_img

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana është kthyer në varreza masive, sepse një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi, ku deri më tani janë shënuar mbi 40 mijë viktima që prej fillimit të shpërthimit.

Prandaj për këtë shkak është shumë e vështirë edhe situata e varrimit të viktimave të koronavirusit, pasi numri është teje i lartë e sa vjen dhe rritet.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, është kthyer në varreza masive, sepse një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, mësohet se anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të hapin 100 varre në rërë, duke vendosur më pas kryqat dhe flamujt brazilian për të treguar numrin e lartë të viktimave nga virusi.

Kujtojmë se deri më tani, Brazili renditet në vendin e tretë në botë më i goditur nga virusi, pas SHBA dhe Britanisë së Madhe. Theksojmë se Brazili ka tejkaluar edhe Italinë për numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img