Georgi Sudakov, mesfushori ukrainas 19-vjeçar, cilësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit europian. Për të ka interesim nga Manchester City dhe Barcelona, por ai ka rinovuar me Shakhtar. Trajneri i të rinjve të Shakhtar Donjetck, Fernando Valente, na treguar nëpërmjet rrjeteve sociale historinë e tmerrshme të djaloshit me potencial të jashtëzakonshëm, në një karrierë që është ndërprerë për shkak të luftës.
Fernando tregon:
Sudakov është talenti më i madh që kam stërvitur në jetën time, 20 vjeç, pjesë e kombëtares A të Ukrainës, i cili rinovoi së fundmi deri në vitin 2026 me Shakhtarin. Një qenie njerëzore fantastike që pret të bëhet babai i një vajze bashkë me të dashurën e tij Lisa. Ka ëndrra për të realizuar, por është i mbyllur në bunker për shkak të një lufte pa kuptim. Po, qaj dhe trishtohem për këtë çift dhe për të gjithë lojtarët e rinj që lashë në Ukrainë, të cilët më lumturuan gjatë këtyre dy viteve. Jam zemërthyer.”