Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka mohuar të ndihmojë Putinin në luftën që po zhvillon për pushtimin e Ukrainës duke thënë se Rusia është “shumë e çmendur”. Pretendimi vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në javën e tretë, ndërsa në disa raporte flitet për një Vladimir Putin “të tërbuar” që mendon t’i kthehet planit B, armëve jokonvencionale.
Nga ana tjetër Rusia pretendon se ka siguruar të gjithë rajonin e Khersonit pasi pushtoi për herë të parë qytetin dy javë më parë. Por ushtarët ukrainas mbeten sfidues dhe vazhdojnë të shënojnë fitore taktike në terren. Kjo vjen pasi 370 persona dhe subjekte të tjera ruse janë goditur nga sanksionet, ka njoftuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu kanë dalë raporte që tregojnë se Rusia ka humbur deri në 13,500 trupa në konflikt, së bashku me një mori asetesh ushtarake.