Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Reja edhe këtë herë i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjet e bëra pasi janë ftuar në Kombëtare edhe prurje të reja. Debutues është portieri Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës.
LISTA E SHQIPËRISË PËR MIQËSORET ME SPANJËN DHE GJEORGJINË
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari, Adrian Bajrami, Ermir Lenjani, Albi Doka
Mesfushorë: Keidi Bare, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Odise Roshi, Amir Abrashi
Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rei Manaj, Myrto Uzuni, Giacomo Vrioni
Prag-Spanja dhe Gjeorgjia: Reja publikon listën e lojtarëve me debutues të rinj dhe të rikthyer