Një video e postuar në rrjetet sociale shfaq një zyrtar policor në Mariupol të Ukrainës, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ryse.
Michail Vershnin, i drejtohet me një lutje Joe Bidenit dhe Emmanuel Macronit – duke thënë se qyteti i tij “është shlyer nga faqja e dheut”, transmeton Telegrafi.
“Fëmijët dhe të moshuarit po vdesin. Qyteti është zhdukur nga faqja e dheut”, dëgjohet zyrtari policor ukrainas duke thënë.
“Na keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, jeni lider të mëdhenj. Jini ashtu deri në fund”, tha për fund ky ukrainas. /Telegrafi/