Silvio Berlusconi, 85 vjeç dhe Marta Fascina, 32 vjeçe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, por pa ndonjë ndryshim ligjor në letra.
Ceremonia u mbajt në Villa Gernetto në Lesmo, në një vend shumë të dashur për Berlusconi-n.
Megjithëse nuk u mbajt në kishë apo nuk u bë asnjë ‘bashkim civil’, kjo ceremoni u cilësua si një festim i dashurisë së tyre.
Të ftuar në dasmën e ish-kryeministrit dhe deputetes ishin rreth 50 persona, të cilët të gjithë kishin kryer paraprakisht testin Covid.
Sipas mediave italiane në ceremoni morën pjesë miq dhe aleatë afatgjatë nga bota e politikës dhe e biznesit.
Marta e cila është deputete e partisë Forza Italia ka jetuar me biznesmenin miliarder për dy vitet e fundit, që kur ai u nda nga e dashura e tij e fundit e re, Francesca Pascale.
Fascina është e diplomuar në Letërsi dhe një karrierë politike e nisur në radhët e Forza Italia, punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano, përpara se të transferohej në Fondacionin Milan.
Për Silvio Berluskonin kjo është martesa e tretë: e para ishte me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, nëna e Marinës dhe Pier Silvio, më pas dasma me Veronica Lario, e cila e bëri atë baba të Barbara, Eleonora dhe Luigi.