Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës, shkruan Reporteri.net.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se njëri nga viktimat ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Në media janë publikuar edhe pamjet e aksidentit të rëndë në të cilin kanë qenë të përfshirë dy vetura.