Kryetari I FFK-së, Agim Ademi dhe ai i DFB-së, Bernd Neuendorf janë takuar sot në Doha të Katarit.
Agim Ademi i cili aktualisht po qëndron në Doha të Katarit, është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.
Sipas faqës zyrtare të FFK-së, Ademi ka uruar Neuendorf për zgjedhjen e tij në krye të DFB-së, përcjell lajmi.net.
Ai gjithashtu e ka njoftuar atë mbi zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe përparimet që ka arritur pas antarësimit në UEFA dhe FIFA.
Ademi me homologun e tij kanë diskutoi në lidhje me bashëkpunimin e ngushtë të FFK-së me DFB-në.
Neuendorf u shpreh i gatshëm të ndihmojë Kosovën, në edukimin në lidhje me futbolin për talentët e ri të Kosovës.
Të dy kryetarët u dakorduan për një bashkëpunim më të madh në të ardhmen, në mes dy federatave.