Ndërsa në Ukrainë lufta vijon, duket se është shtuar një tjetër shqetësim për femrat ukrainase të cilat largohen nga atdheu për t’i shpëtuar luftës.
Një numër i madh meshkujsh britanikë beqarë, të moshës së mesme, po u ofrojnë grave të reja ukrainase të jetojnë me ta në MB, duke rritur kështu frikën së ndoshta shtresa vulnerabël mund të bien pre e abuzimeve.
Një punonjëse e lartë e këshillit përgjegjës për skemën e saj lokale të refugjatëve në Britani, është e shqetësuar lidhur me faktin se mund të ketë raste masive abuzimi për shkak të mungesës së masave mbrojtëse për të evakuuarit nga Ukraina.
Ekspertët kanë paralajmëruar se skema e vizave të qeverisë britanike në të cilën refugjatët e mundshëm krahasohen me ukrainasit që kërkojnë strehim, mund të bëhet si “rrjetë” për trafikantët e seksit.
Një organizatë bamirëse strehimi pohoi se skema ishte duke u shfrytëzuar përpara se të hapej ende, me vajzat e reja që ofrojnë “shpërblime” në këmbim të strehimit. Ky shqetësim vjen pasi refugjatet femra ukrainase përshkruan se janë ngacmuar nga burrat në internet pasi kanë postuar në grupet e Facebook se janë në kërkim të strehimit apo mikpritjes.
Një ditë më parë politikanët dhe organizatat bamirëse i kërkuan qeverisë të mbyllë këtë hendek dhe të merren masa mbrojtëse për të parandaluar shfrytëzimin e refugjatëve vulnerabël.
Një kërkim në një grup në Facebook tregoi se një burrë, i cili ishte beqar dhe ofronte një dhomë në Ëeston-super-Mare, Somerset, kishte pëlqyer tre postime në grup, të gjitha nga gra të moshës 23, 30 dhe 33 vjeç.
Louise Calvey, nga” Refugee Action”, tha se ata janë të shqetësuar se kjo skemë mund të nënkuptojë se rrezikon të jetë një si platformë “Tinder” për trafikantët e seksit, për të “peshkuar” të rejat.